Të fundit

Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherit zëvendëskryeministre, Donika Gërvalla, është paraqitur të martën në Gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë.

Ajo u deklarua e pafajshme lidhur me akuzën.

Vitin e kaluar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvalles me pretendimin se në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.

Ajo akuzohet për veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Gërvalla, e cila udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme  dhe Diasporës mungoi seancën e kaluar më 7 nëntor meqë shkoi në udhëtim zyrtar, raporton Koha. Gërvalla ishte në Forumin e Nivelit të Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, në Vilnius të Lituanisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci