Të fundit

Limaj e Haradinaj prezantojnë programin në Kamenicë: Do të përmirësojmë kushtet e jetesës për çdo qytetar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me homologun nga AAK-ja, Ramush Haradinaj kanë prezantuar kandidatët për deputetët dhe programin qeverisës në Kamenicë.

Limaj ka shkruar se programi parasheh përmirësim të kushteve të jetesës për çdo qytetar.

“Antarsimi në NATO, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për çdo qytetar të Kosovës janë vetëm disa nga pikat e programit tonë, të cilat i shpalosëm në Kamenicë”, ka shkruar ai.

Sipas Limajt, objektivat mund të arrihen vetëm me punë të përgjegjshme dhe transparente.

“Ne besojmë se vetëm me punë të përgjegjshme dhe transparente mund të arrijmë objektivat tona, prandaj jemi të vendosur t’i shërbejmë interesave të qytetarëve dhe të punojmë për një Kosovë më të mire”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci