Të fundit

“Trepça” i’a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, shkeli detyrat e punës

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftur se sot i’a ka ndërprerë marrrëdhënien e punës punëtorit me inicialet A.A.

Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor sot ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me këtë rast dhe është vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se punëtori me inicialet A.A. ka munguar në punë që nga data 02.10.2024.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 02.10.2024 ka munguar në punë”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës ndaj personit në fjalë.

“Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci