Të paktën dy persona janë plagosur të enjten nga arma e zjarrit në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” të kryeqytetit ka njoftuar Policia.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai tutje ka shtuar se po punohet drejt identifikimit, lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar.
Lexo edhe:
Dyshohet për gjuajtje me armë zjarri, pamjet kur të dyshuarit dalin nga makina
