Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi u ka dalë në mbrojtje, Paris Gurit dhe Egzon Pacollit pas kallëzimit penal që ka ngritur ndaj tyre, ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Azemi ka shkruar se dy të rinjtë e LDK-së nuk janë vetëm dhe se nuk do të ndalen.
“Parisi dhe Egzoni nuk janë vetëm. Si kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe anëtar i kryesisë qendrore, e mbështes këtë rini të jashtëzakonshme të LDK-së dhe Kosovës”, ka shkruar Azemi në Facebook.
“Mund edhe të paditen nga ky pushtet i propagandës, por asnjëherë nuk ndalen.
Ata shfaqën korrupsionin e kësaj qeverie të paaftë, dhe mbase kjo iu dhembi shumë partisë në pushtet. Ndryshimi po vjen dhe mos harroni se do ta ktheni çdo cent të vjedhur”, ka shkruar ai.
