Të fundit

Fitore e lehtë e Arsenalit

Arsenali ka shënuar fitore në shtëpi, duke e mposhtur Nottingham Forest me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.

Bukayo Saka kaloi vendasit në epërsi pas asistit nga Martin Odegaard.

Me epërsinë minimale të “Topçinjve” u mbyll edhe pjesa e parë.

Thomas Partey shënoi për 2:0 gjashtë minuta pas inkuadrimit në lojë, pas asistit nga Saka.

E në minutën e 86-të, Nwaneri shënoi për 3:0, pas asistit nga Sterling, i cili ishte i pari për të me fanellën e Arsenalit.

Me këtë fitore, tani ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e katërt, kurse Nottingham bie në vendin e gjashtë me tri pikë më pak.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci