Të fundit

Kërcënohet me vrasje Berat Buzhala

Publicisti dhe udhëheqësi i mediumit Nacionale, Berat Buzhala është kërcënuar me vrasje të dielën në mesnatë.

Buzhala ka njoftuar sot se është kanosur përmes një mesazhi në rrjetet sociale nga një llogari në rrjetet sociale me emrin Valon Karanezi.

Karanezi i ka thënë Buzhalës se “besën e shqiptarit po ta japë se pa të vra ty e do si ti se lo”.

“Dije ditët e numrume i ki jo veq pi meje po ke t’fala prej popullit Kosovar”, thuhet në mesazhin që e ka pranuar Buzhala, të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Buzhala ka thënë se kërcënimi ndaj tij vjen si pasojë e sulmeve të kryeministrit Albin Kurti ndaj gazetarëve.

“Këto jane pasojat e denoncimeve të rrejshme të kryeministrit të vendit kundër gazetarëve. Dikush ndodh edhe që i beson”, ka thënë Buzhala.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci