Të fundit

Kurti sot në takim me kryediplomaten e re të BE-së Kaja Kallas në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel me shefen e re të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Shefja e re e diplomacisë së BE-së një takim do ta ketë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiqin i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper.

“Në lidhje me Kosovën, ne e kemi lëshuar një deklaratë të përfaqësuesit të lartë i cili i ka dënuar sulmet terroriste dhe mirëpret faktin që tani autoritetet e Kosovës po e hetojnë këtë çështje. Autorët duhet të sillen para drejtësisë.

Sa i përket EULEX-it, si i tillë, ju e dini se që nga viti 2018, EULEX-i nuk ka mandat ekzekutiv për të bërë hetime. Por si i tillë, EULEX-i është duke e monitoruar situatën. Po ashtu, EULEX-i ishte i pranishëm në kërkimet e bëra dhe për të siguruar mbështetje.

Kjo është diçka që EULEX-i dhe KFOR-i, po e bëjnë brenda mandatit të tyre. Tani sa i përket pyetjes së dytë, do të ketë edhe një takim që do të mbahet të martën mes përfaqësuesit të lartë, zëvendëspresidentit me liderët e Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.

Ajo shtoi se sikur për sulmin në Banjskë, ashtu edhe në Zubin Potok, nevojitet bashkëpunim nga të dyja palët.

Kurti dhe Vuçiq në Bruksel po ashtu do të zhvillojnë edhe takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

Më vonë ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci