Të fundit

Bolton: Ballkani jostabil nuk është në interes të askujt

Ballkani i paqëndrueshëm nuk është në interes të askujt dhe tani Ballkani duhet të ketë një prioritet më të lartë se sa ishte në mandatin e parë të Donald Trump-it, ka thënë për gazetën serbe “Politika” ish-këshilltari për siguri kombëtare i Trump-it, John Bolton.

“Në rajonin tuaj keni shumë faktorë të jashtëm të rëndësishëm që ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve. Rreziku i paqëndrueshmërisë së mëtejshme është i lartë, gjë që kontribuon edhe nga lufta në Ukrainë. Veprimet e administratës Trump nuk janë garanci se do të ketë sukses, veçanërisht pasi Bashkimi Evropian deri më tani ka qenë plotësisht i pasuksesshëm. Ajo që duhet konfirmuar është se një Ballkan i paqëndrueshëm nuk është në interesin e askujt”, ka thënë Bolton, transmeton Paparaci.

Ai ka theksuar se liderët e vendeve evropiane janë personalitete të reja, të ndryshme nga të mëparshmit, si dhe se ka sfida të shumta në Evropë, ndër të cilat janë zgjedhjet në Rumani, zgjedhjet në Gjermani që do të pasojnë dhe siç thekson Bolton-i, “edhe Macron-i është në telashe”.

“Për sa i përket bashkëpunimit të Trump-it me këta liderë të rinj, ai mendon se nëse ka një marrëdhënie të mirë personale me ta, kjo është me përfitim të konsiderueshëm, gjë që tingëllon e thjeshtë. Do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi me liderët e rinj evropianë, gjë që nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Bolton.

Ai ka përkujtuar se Trump-i ka paralajmëruar vendosjen e tarifave për vendet evropiane dhe vlerësoi se kjo do të shkaktojë kundër reagim dhe kjo hap mundësinë e shkaktimit të një lufte tregtare, e cila mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike për SHBA dhe Evropën.

“Trump ka treguar se do të vendosë tarifa prej 10 deri në 20 për qind për vendet evropiane dhe 60 për qind për Kinën. Kjo mund të shkaktojë një luftë në tregtinë ndërkombëtare”, ka theksuar Bolton./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci