Union Center ka ndezur dritat festive, duke transformuar hapësirën në një botë magjike që të fton të ndjesh atmosferën e ngrohtë të festave. Me dekorime të shkëlqyera dhe ndriçim vezullues, qendra është bërë destinacioni ideal për të kaluar momente të bukura gjatë këtij sezoni. Ndodhur jo në Vjenë, por pikërisht në zemër të Prishtinës
Pavarësisht nëse dëshironi të shijoni një shëtitje mes dekorimeve fantastike, të bëni pazar për dhuratat e festave apo thjesht të kaloni kohë me të dashurit tuaj, Union Center ofron një eksperiencë unike dhe të paharrueshme.
Dritat janë ndezur dhe atmosfera është gati për t’ju mirëpritur. Ejani dhe përjetoni bukurinë e festave në çdo cep të qendrës. Për të gjithë ata që duan të ndiejnë shpirtin e festave dhe të gjejnë momentet perfekte për foto, Union Center është vendi ku duhet të jeni!





