Të fundit

Mblidhen katër komisone parlamentare

Sot mblidhen katër komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës nga ora 09:00.

Ndërsa në të njëjtën kohë, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton planin e Performancës të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025.

Nga ora 09:30, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut; si dhe vendimin e Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit.

Teksa 15 minuta më vonë, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit për Bankat; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci