Të fundit

Bashota lajmërohet pasi Gjykata Speciale pushoi hetimet ndaj tij

Sokol Bashota ka njoftuar se Gjykata Speciale në Hagë ka pushtuar të gjitha hetimet ndaj tij.

Bashota sot ka publikuar një fotografi në Facebook, derisa thotë se pushimi i hetimeve nuk është fitore vetëm e tij, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj meje, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokruroit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë. Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar. Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Bashota.

Tutje ai thotë se gjithnjë ka besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“I bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cënuar normat ligjore dhe ato njerëzore. Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi. I juaji Sokol Bashota. Hagë, 05.12.2024”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci