Të fundit

Kuvendi miraton projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konsifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se miratimi i këtij projekligji është bërë me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Më 62 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim konstatoi se Kuvendi e miratoi Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konsifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, u shpreh ai.

Më herët, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se LDK nuk e mbështet ligjin aktual të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Selmanaj ka thënë se kjo byro me ligjin aktual rrezikon “me lehtësinë më të madhe të kthehet në instrument persekutimi të kundërshtarëve politik”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci