Të fundit

Kryeministri Kurti në vizitë në Sarajevë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë.

Kurti do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”

“Krug 99” ka njoftuar se kryeministri Kurti do të flas në një konferencë e cila fillon nga ora 17:00.

Tema e konferencës është zhvillimi i marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.

Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.

Gjithashtu, Kurti do të ketë takim me bashkëatdhetar në Sarajevë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Hercegovinë, pas një vizite më 2018 kur ishte në opozitë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci