Të fundit

Vasfije Krasniqi rrezikohet nga një plumb qorr

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në twitter, ka treguar se si është rrezikuar seriozisht nga një plumb qorr gjatë natës së të Vitit të Ri.

Krasniqi tha se një plumb qorr ka depërtuar përmes dritares dhe ka qëlluar vetëm 25 centimetra (10 inç) larg saj.

Deputetja tha se të gjuash një plumb qorr, nuk është kurrë e sigurt. Gjithashtu, Krasniqi bëri apel të mendohet për njerëzit që mund të vdesin nga plumbat qorr, ose eventualisht të lëndohen rëndë.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi në twitter.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci