Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj ka thënë se në rast se vjen në pushtet, AAK-ja do ta shndërrojë Prishtinën në qendër të fuqishme ekonomike dhe administrative.
Ai ka thënë se çdo projekt i AAK-së ka për qëllim ndërtimin e një Kosove që fiton.
“Sot në kryeqytetin e Prishtinës u mbajt një tubim i madh ku u bë nominimi i deputetëve të ardhshëm nga dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë. Secili qytet i Kosovës i ka kandidatët më të mirë e më të fortë se tjetri”, ka shkruar Ahmetaj.
“Aleanca është partia e ndryshimeve, progresit dhe kthesave të mëdha, për Kosovën ndryshe, për Kosovën fituese. Me përfaqësuesit tanë të përkushtuar do ta transformojmë kryeqytetin në një qendër të fuqishme ekonomike dhe administrative. Çdo projekt i yni ka një qëllim të vetëm, ndërtimin e një Kosove që fiton”, ka shkruar ai.
