Të fundit

Reali shfrytëzon gabimin e Barçës, i afrohet me fitoren e re

Real Madridi e ka shfrytëzuar në maksimum gabimin e Barcelonës.

“Los Blancos” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Gironas, në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Jude Bellingham kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes.

Në të 55-tën, Arda Guler shënoi për 0:2.

E në minutën e 62-të, ishte Kylian Mbappe që shënoi pas asistit nga Luca Modric.

Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Barcelona që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Girona gjendet në vendin e tetë me 22 pikë të grumbulluara.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci