Të fundit

Lavrov: Assad është larguar nga Siria

Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka deklaruar se Moska po ndjek me shqetësim të madh ngjarjet dramatike në Siri.

“Si rezultat i negociatave mes Assadit dhe disa pjesëmarrësve në konfliktin e armatosur, Assadi ka vendosur të largohet nga posti i presidentit dhe ka braktisur vendin, duke dhënë udhëzime për një transferim paqësor të pushtetit”.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ai shtoi: “Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata”

Lavrov u bëri thirrje të fortë të gjitha palëve të përfshira që të heqin dorë nga përdorimi i dhunës dhe të zgjidhin të gjitha çështjet qeverisëse nëpërmjet mjeteve politike.

Assadi është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë një sulm me armë kimike në vitin 2013 në periferi të kryeqytetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci