Të fundit

Regjimi serb “mbështet fuqishëm” pjesëmarrjen e serbëve në institucione kosovare

Lista Serbe këtë javë ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, të planifikuara për 9 shkurt 2025. Dy ditë më vonë, vijnë reagimet e përfaqësuesve të regjimit në Beograd, të cilët e mbështesin këtë vendim, edhe pse më parë kishin urdhëruar që serbët t’i braktisin institucione e Kosovës, me shpresë se kështu “do të paralizojnë punën në këto institucione”, por me një sërë kritikash ndaj kryeministrit të Kosovës dhe pretendimit se “po shpik një krizë në veri për të forcuar pozicionin e tij para zgjedhjeve”, transmeton Paparaci.

Në një intervistë të publikuar sot për tabloidin në shërbim të regjimit aktual serb “Kurir”, Petar Petkoviq, ka thënë se liderët e Listës Serbe janë “të vetmit përfaqësues legjitimë politikë të serbëve”.

“Qëndrimi parimor i Beogradit është se vlerësimi më i mirë i çështjeve të tilla i takon vet serbëve në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre të vetëm legjitimë politikë, pra Listës Serbe. Prandaj, vendimi i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje mbështetet fuqishëm nga Beogradi, sepse ne besojmë se është i mirë dhe në interes të “popullit” serb”, ka pretenduar ai./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci