Të fundit

Rama: Komuna e Prishtinës mbetet pa automjete

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Komuna e tij ka mbetur pa automjete meqë kontrata e lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurorit ka skaduar me 6 dhjetor.

Rama ka alarmuar se mungesa e automjeteve ka vështirësuar operimin e Inspekcionit dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje.

Rama ka thënë se kontrata e AQP’së përfshinte institucionet qendrore dhe lokale dhe se ishin marrë me qira 76 vetura.

“Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.   Komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së. Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike!

Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike. Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet!”, ka shkruar Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci