Të fundit

Çitaku në Hagë, tregon për disponimin e Thaçit pas ngritjes së aktakuzës së re

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka njoftuar se është në Hagë për ta vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ajo ka thënë se ishte e prekur thellë nga zhvillimet e fundit gjyqësore kur Thaçit i është ngritur aktakuza e re, kësaj here për pengim të drejtësisë.

“Sot, udhëtova edhe një herë drejt Hagës për të vizituar një burrë që ka mbajtur mbi supe ëndrrat dhe sakrificat e një populli, të një shteti, Presidentin Hashim Thaçi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Unë, posaçërisht këtë herë, isha e prekur thellë nga zhvillimet e fundit me procedurën gjyqësore, ndërsa besimi i palëkundur i Presidentit Thaçi në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës shkëlqente më fort se kurrë, edhe brenda këtyre mureve”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se “një gjë, le të jetë e qartë për të gjithë: Hashim Thaçi mishëron shpirtin e luftës sonë për liri e pavarësi, guximin e atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë dhe besimin e patundur se e vërteta gjithmonë triumfon”.

“Sot, si gjithmonë, ai qëndron i fortë, duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin e popullit tonë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, rruga e Kosovës drejt lirisë nuk ishte kurrë e lehtë, por ishte gjithmonë e drejtë. Asnjë gjykatë nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e një lufte të drejtë për liri.

“Ne mbetemi të palëkundur, pranë tyre dhe të përkushtuar për drejtësi. Për Hashimin. Për Kadrinë. Për Çlirimtarët tanë. Për Kosovën”, ka shkruar ajo.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci