Të fundit

Petkoviq: U arrit marrëveshja për personat e pagjetur

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka deklaruar mbrëmë, pas raundit të ri të dialogut në në Bruksel, se është hequr edhe pengesa e fundit për zbatimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur.

Petkoviq ka thënë se edhe një raund i vështirë dhe i gjatë i dialogut në Bruksel ka përfunduar, me gjasë i fundit gjatë mandatit të Miroslav Lajçakut, transmeton Paparaci.

“Them me shumë gjasa se është takimi i fundit në mandatin e Lajçakut si lehtësues i BE-së, sepse kurrë nuk dihet kur është fjala për Kosovën se çfarë mund të na presë në të ardhmen. Me shumë gjasa, ky ishte një takim përshëndetës me Lajçakun”, ka pretenduar ai.

Ai gjithashtu ka thënë se është arritur një marrëveshje për hapin e fundit të nevojshëm për personat e pagjetur.

“Tani është hequr edhe pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. E kemi Deklaratën, Rregulloren dhe do të formojmë një komision. U pajtuam për një komision të përbashkët që do të ofrojë mbështetje për Grupin e Punës, i cili do të kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, ka thënë Petoviq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci