La Lakers arriti të marrë fitoren në një ndeshje të vështirë ndaj Minnesota Timberwolves, ndeshje kjo e cila u mbyll me vetëm pesë pikë diferencë 108:103.
Edhe në këtë ndeshje më i dalluari ishte LeBron James. 37-vjeçari arriti të shënonte 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime në fitoren e Lakers.
James u ndihmua edhe nga Malik Monk, i cili arriti 22 pikë, e Russell Wesbrook me 20 sosh.
Lakers ka një bilanc prej 19 fitoreve e po aq humbjeve.
