Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një darkë me strukturat e partisë në Podujevë.
Ai ka thënë se tubimi ishte i madh me pjesëmarrje të shumtë të qytetarëve nga rajoni i Llapit.
“Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë!”, ka shkruar Abdixhiku.
“Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë”, ka shkruar ai.
“Ju faleminderit për këtë mbështetje e këtë kryengritje! Ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen”.
