Të fundit

Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time

Ambasadori në largim i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, iu bashkua sot presidentes Vjosa Osmani për të vendosur kurorë lulesh për nder të presidentit Rugova – si akt i tij i fundit zyrtar në rolin e ambasadorit.

Në postimin e tij në platformën X, ai njofton se kur kishte mbërritur për herë të parë në Kosovë, vendosi kurorë në statujën e presidentit Rugova dhe theksoi përvojën e tij personale duke e parë atë të avanconte rezistencën paqësore, të drejtat e njeriut dhe barazinë.

“Vizioni i tij për një Kosovë të lirë, demokratike vazhdon të jetë frymëzim. Ka qenë nder të shërbej si oficer i Shërbimit të Jashtëm të ShBA-së për gati 35 vjet, shumë prej të cilëve u shpenzuan duke punuar në mbështetje të një Kosove të pavarur, multietnike dhe demokratike”.

“Jam i përulur dhe i nderuar nga mundësia që kam pasur këto tre vjetët e fundit si ambasador për të punuar me popullin e Kosovës për të promovuar më tej atë vizion. Lamtumirë Kosovë. Gjithmonë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time”, shkroi Hovenier.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci