Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur dje pasdite në Llapnasellë të Graqanicës.
Dy persona janë ankuar në polici se persona të panjohur me forcë kishin hapur automjetin e punës dhe kishin vjedhur një çantë, në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave.
“Dy ankues m/k, punëtorë kanë informuar se persona të pa njohur me forcë kishin hapur automjetin e punës dhe kishin vjedhur një çantë, në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave. Sipas ankueseve, parat ishin pazari i mbledhur nga furnitorët. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
