Të fundit

Daçiq: Kurti është përplot me urrejtje, nuk gëzon integritet në Perëndim

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk e njeh kryeministrin Albin Kurtin, por se mendon se ai nuk ka më asnjë integritet në Perëndim, raporton gazeta serbe “Blic”.

„Kurrë nuk kam qëndruar me të, në kohën kur unë kam marrë pjesë në bisedimet për dialogun, ka pasur njerëz të tjerë, por ajo që është e sigurt është se ai është plot urrejtje dhe nga ajo që më ka thënë presidenti Vuçiq, ajo që ai kryesisht ka folur, është se Serbia është Rusia e vogël“, ka thënë Daçiq, transmeton Paparaci.

Siç ka shtuar ai, “Kurti mendon se me këto deklarata merr mbështetje nga Perëndimi”, gjë që, sipas tij, “nuk është e vërtetë”.

„Ai mendon se ky tregim ka mbështetje në Perëndim dhe se çdo gjë që po ndodh është në fakt një produkt i ndikimit malinj të Rusisë. Në Perëndim kanë kuptuar se “kjo nuk është e vërtetë” dhe unë mendoj se ai nuk ka më asnjë integritet, asnjë respekt të lartë nga vendet perëndimore. Por, a do të marrë dikush masa më të rrepta? Nuk jam i sigurt, sepse ata gjithmonë shikojnë se kush është fëmija i kujt, dhe ai është fëmija që ata e krijuan“, ka përfunduar Daçiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci