Albin Kurti e ka quajtur “gënjeshtar” presidentin George W. Bush.
Kur ish-presidenti amerikan fliste për pavarësinë e Kosovës më 2007, Kurti theksonte se bëhej fjalë për një gënjeshtër.
Në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve Die Presse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje deklaronte se Bush po gënjente për pavarësinë dhe se “udhëheqja jonë nuk do të shpallë pavarësinë”.
Gazetari Vehbi Kajtazi e ka publikuar një pjesë të intervistës në rrjetin social Facebook të hënën.
“Lexoni se si e quante genjeshtar, George W. Bushin, themeluesi i luftes hibride, Albin Kurti”, tha Kajtazi.
“Ndonese presidenti amerikan thoshte Kosova do te jete e pavarur, ky myrteqypi jonë përhapte propagandë kundër tij, se gjoja do të genjejë siç ka gënjyer per Irakun”.
