Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj ka kujtuar nënën Azë në ditëlindjen e saj.
Ai ka thënë se ajo nuk ishte vetëm nëna e tij, por ishte nëna e UÇK-së dhe simbol i luftës e lirisë.
“Data 1 janar përkon me lindjen e nënës Azë. Si çdo herë tjetër, vitin e nis në nderime tek varri i saj ku nëna Azë prehet në Shqiponjë”, ka shkruar ai.
“Ajo nuk ishte vetëm nëna jonë, ishte nëna e UÇK-së dhe simbol i luftës dhe lirisë. Prehu në Kosovën që aq shumë e deshte nënë e dashur, nëna Azë”, ka shkruar Brahimaj.
