Të fundit

Lufta në Gaza, Izraeli paralajmëron Hezbollahun lidhur me marrëveshjen për armëpushim

Izraeli paralajmëron se nuk do të ketë marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun, nëse ky i fundit nuk tërhiqet nga Libani jugor.

Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të marrëveshjeve të armëpushimeve.

Të dy palët ranë dakord të ndalonin armiqësitë për të paktën 60 ditë nga 27 nëntori. Në këtë kohë, luftëtarët e Hezbollahut pritej të tërhiqeshin 40 kilometra nga kufiri Izrael-Liban, ndërsa forcat tokësore izraelite u tërhoqën nga territori libanez.

Marrëveshja e armëpushimit përcaktoi që të vetmet grupe të armatosura të pranishme në jug të Libanit duhet të jenë ushtria libaneze dhe forcat paqeruajtëse të OKB-së. Por, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se “Nëse Hezbollahu nuk tërhiqet përtej lumit Litani, nuk do të ketë marrëveshje.”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci