Të fundit

Demhasaj i reagon Bajqinovcit, thotë se Qeveria Kurti është “super ligë” e hajnave

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj thotë se asnjëherë si tash, nuk e kanë pasur një qeveri “super ligë” të mbushur krejtësisht me hajna.

Këtë reagim e bëri në përgjigje të një deklarate të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci i cili tha se “më 9 shkurt, populli do t’i shporrë hajnat e të dy ligave”.

“I ngazëllyeri për t’i bërë qejfin shefit, paska deklaruar se “populli do t’i shporrë hajnat e të dy ligave”. Hajna  mund të ketë pasur në të gjitha qeverisjet, në ligë të  parë dhe të dytë, disa prej të cilëve janë ndëshkuar nga drejtësia. Por asnjëherë më parë nuk kemi pasur një “Super Ligë” të mbushur krejtësisht me hajna, si kjo qeveri që po largohet. Më 9 shkurt, populli do të flasë me votë dhe do të konfirmojë atë që ka thënë prej kohësh: Kjo “Super Ligë” hajdutësh nuk do të qeverisë më me jetët tona”, shkruan Demhasaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci