Të fundit

Zyrtare: West Hami shkarkon trajnerin

Julen Lopetegu është shkarkuar nga pozita e trajnerit të West Ham United.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra angleze, përmes një komunikate zyratre.

”West Ham United mund të konfirmojë se trajneri Julen Lopetegui është larguar sot nga klubi.

Gjysma e parë e sezonit 2024/25 nuk ka qenë në përputhje me ambiciet e Klubit dhe për këtë arsye Klubi ka ndërmarrë veprime në përputhje me objektivat e tij.”, thuhet në njoftim.

Së bashku me Julen Lopetegui janë larguar edhe ndihmës-trajneri Pablo Sanz, shefi i performancës Oscar Caro, kryeanalisti Juan Vicente Peinado, trajneri i fitnesit Borja De Alba dhe trajneri teknik Edu Rubio.

West Ham ka njoftuar gjithashtu se janë duke punuar për të emëruar trajnerin e ri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci