Të fundit

Vuçiq uron Ditën e Republikës Serbe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar sot Millorad Dodikun për Ditën e Republikës Serbe, me mesazhin se “në kohët në vijim, Serbia do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur me Republikë Serbe, pavarësisht nga të gjitha ashpërsitë e sprovave dhe sfidave”, transmeton Paparaci.

“Ju përgëzoj nga zemra për Ditën e Republikës Serbe, me urimin për mirëqenien dhe përparimin e të gjithë qytetarëve të saj. Bota sot qëndron në pragun e ndryshimeve të mëdha dhe të paprecedentë që do të riformësojnë rendin ekzistues në përmasa të paimagjinueshme. Në kohët në vijim, Serbia do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur me Republikën Serbe, pavarësisht nga ashpërsia e sprovave dhe sfidave që na presin”, ka pretenduar Vuçiqi në mesazhin e tij urimi.

Ai gjithashtu ka thënë se “çdo epokë e ekzistencës së popullit serb u shënua nga momente të vështira, vuajtja, lufta dhe realizim të idealeve që paraardhësit tanë të nderuar i kishin ëndërruar në mënyrë vizionare”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci