Të fundit

PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së, përfundimisht certifikohet Lista Serbe

PZAP ka marrë vendim përfundimtar që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nëpërmjet këtij vendimi, hidhet poshtë si e palejuar ankesa e VV-së për vendimin e mëparshëm për certifikim të Listës Serbe.

Në vendim thuhet se “HUDHET poshtë e palejuar ankesa Anr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ-së Nr. 01/2328-2024, i datës 31.12.2024, dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”.

Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi më 2 janar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zjgehdjeve (KQZ) për certifikimin e subjektit politik, Lista Serbe.

Në një komunikatë për media, Vetëvendosje tha se vendimi për certifikimin e Listës Serbe është kontrabanduar kundërligjshëm në mbledhjen e fundit të KQZ-së.

“Ditë më parë KQZ në mënyrë të paprecedent dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e lejoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. “Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar përmes postës ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi”.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci