Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka shpalosur programin e “Rrugës së Re” në Livoç të Epërm.
Bunjaku Rexhepi ka qenë e shoqëruar me aktivistët dhe strukturën e LDK-së.
“Sonte me aktivistët dhe strukturën e LDK-së, në Livoçin e Epërm. Së bashku me kandidatët për deputet nga dega jonë, shpalosëm programin e “Rrugës së Re”, si dhe diskutuam për fuqizimin dhe rëndësinë e rikthimit të madh të Lidhjes Demokratike si partia më e madhe në Kosovë. Faleminderit nga të gjithë aktivistët që besojnë tek ne duke qenë mbështetja më e madhe e jona. Vazhdojmë me punë të mira për Kosovën tone!”, thuhet në postimin e saj.
