Një tërmet me intensitet të vogël me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Poborit (Budva) në Mal të Zi është regjistruar sot në orën 09:18.
“Forca e këtij tërmeti në hipoqendër ka qenë 2.8 njësi të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 km”, thuhet në faqen e Institutit të Sizmiologjisë të Malit të Zi.
Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudën e tërmetit dhe thellësinë e hipoqendrës, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore.
