Të fundit

Familja e presidentit historik Rugova mbështet Besim Mulaj

Kandidati i LDK-së për deputet Besim Mulaj pas tubimit të madh të partisë për hapjen e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka vizituar familjen e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Ai ka thënë se familja i ka dhenë mbështetje për kandidaturën e tij për deputet.

“Pas tubimit madhështor të mbajtur në Prishtinë, pata kënaqësinë dhe privilegjin të vizitoj familjen e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ishte një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme dhe ndikimin e filozofisë rugoviane në ndërtimin e një Kosove të pavarur dhe paqësore”, ka thënë Mulaj.

“Gjatë kësaj vizite, u mirëprita me shumë dashamirësi nga Uke Rugova dhe anëtarët e familjes Rugova. Në bisedën tonë, ndamë vlera, kujtime dhe angazhime për të ardhmen. I falënderoj përzemërsisht për mikpritjen dhe për mbështetjen që më dhanë në rrugëtimin tim politik e profesional”, ka thënë ai.

Sipas tij, filozofia rugoviane nuk është thjesht një kujtesë historike, por një udhërrëfyes për të ndërtuar të ardhmen me besim, vizion dhe vendosmëri. Unë jam plotësisht i përkushtuar ta vazhdoj këtë filozofi, duke e parë atë si themel të një politike që vë në qendër qytetarin, unitetin dhe paqen.

“Pa besim s’ka ndryshim. Faleminderit familjes Rugova për mbështetjen dhe për besimin që më japin për të vijuar këtë rrugëtim të përbashkët. Bashkë mund të ndërtojmë të ardhmen që të gjithë e meritojmë”, ka thënë Mulaj.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci