Kandidati i PDK-së për deputet me numër 83, Selver Xhelili u bën thirrje bashkatdhetarëve që në zgjedhjet e 9 shkurtit ta votojnë Ragip Xhakën.
Ai thotë se Xhaka nuk është vetëm babai i futbollistit me famë botërore e patriot, Granit Xhakës, por është si një vlerë e shtuar të Kuvendit të Kosovës.
“Të gjithë bashkatdhetarët e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, e më gjerë, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, pas votimit për Bedri Hamzën e Memli Krasniqin, duhet ta votojnë Ragip Xhakën – jo vetëm babain e futbollistit me famë botërore e patriot, Granit Xhakës, por kandidatin për deputet, si një vlerë të shtuar të Kuvendit të Kosovës, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare dhe me një biografi të pasur jetësore. Votojeni Ragip Xhakën!”, thotë Xhelili.
