Për të hënën, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot me reshje të herëpashershme të borës, ndërsa temperaturat pritet të jenë në minus.
Në njoftim thuhet: “Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të borës, me intensitet të dobët deri mesatar.”
“Në orët e mëngjesit priten ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në -1°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s” – thuhet më tej.
