Të fundit

Haradinaj tregon nëse do të bëjë koalicion me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përjashtuar mundësinë që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk i përkrah një tjetër mandat të Kurtit në Qeveri.

“Nuk e jap asnjë përkrahje edhe një mandati të Kurtit, me çfarëdo çmimi”, ka thënë Haradinaj.

Madje, ai ka thënë se as nëse kandidohet për president nuk do të bëjë koalicion.

“Nuk kam nevojë për një punë, e kam për vend. Kanë dhënë njerëzit për këtë vend, gjendja e Kosovës është shumë e vështirë, pozita jonë. Sikur të ishim shtet anëtar i OKB-së dhe i NATO-s, përkeqësimi i qeverisë nuk do të na sillte pasoja në temelet e shtetit”, ka thënë Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci