Të fundit

Ismajli: PDK do t’i japë rëndësi mbështetjes së bizneseve vendore

Kandidati i PDK-së për deputet, Naim Ismajli ka vizituar gjatë ditës një biznes.

Ai ka theksuar se program i PDK-së parasheh mbështetje ndaj bizneseve vendore “si shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike”.

“Sot vizitova kompaninë “Dardania Model”, ku pata kënaqësinë të takohem me punëtorët dhe pronarin e saj, mikun tim Imri Sopaj. Gjatë këtij takimi prezantova programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore si shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike. Bisedat frytdhënëse me punëtorët dhe pronarin më motivuan edhe më shumë për të vazhduar angazhimin tim në fuqizimin e sektorit privat në vend”, ka shkruar në Facebook, Naim Ismajli.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci