Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes Ura e Gjakut në Mitrovicë.
Behrami ka thënë se Ura e Gjakut do të shndërrohet në urë të fitores së PDK-së më 9 shkurt.
“Një tubim madhështor me banorët e Urës së Gjakut, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit do të shndërrohet në urë të fitores së PDK-së”, ka shkruar Behrami në Facebook.
