Të martën ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Fidanishte në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 14.01.2025, ёshtё njoftuar se nё lagjen Fidanishte, nё rrugën “Ali Bajraktari” nё Pejё, ka tё shtёna me armё.
Njёsitet policore menjёherё kanё dalё në vendin e ngjarjёs, ku fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banësёs nё katin e tretё. I njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do tё iu gjuaj ose do ta vras vetën”.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente, stafi menagjues i DRP Pejё, dhe Prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar.
Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:
- Njё (1) pushkё Automatike, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё
- Njё (1) Armё Pistoletё Zoraki, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё
- Tridhjetё e gjashtё (36) fishekё kal: 7.63×39
- Tridhjetё e pesё (35) fishekё kal: 32 auto
- Tri (3) gёzhoja kal: 7.63×39
- Dy (2) gёzhoja kal: 32 auto
- Njё (1) Thikё (Bajonetё)

