Kanë kaluar shtatë vjet nga vrasja e Olliver Ivanoviqit, politikanit serb nga Mitrovica e Veriut. Në vendin ku u vra, para selisë së partisë së tij, anëtarë të IQ të tij Liri, Demokraci, Drejtësi, familjarë, miq dhe qytetarë bënë nderimin duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule. Të tubuarit kanë pretenduar se për shtatë vjet nuk u zbulua se kush e qëlloi pas shpine, transmeton Paparaci.
Edhe pse autoritetet kosovare dhe ato serbe kanë premtuar se vrasësit e njërit prej përfaqësuesve më të rëndësishëm politikë serbë do të gjendeshin shpejt, kjo nuk ka ndodhur deri më sot, shkruan portali “Radio Kim”.
Gjykimi kundër të akuzuarve për pjesëmarrje në vrasjen e tij përfundoi në fund të qershorit të vitit të kaluar, Marko Roshiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u dënuan me gjithsej 22 vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Sillvana Arsoviq dhe Rade Basara u shpallën të pafajshëm. Një i dënuar është në arrati.
Miqtë dhe ish-anëtarët e partisë së tij besojnë se vrasja e Olliver Ivanoviqit ka prapavijë politike. Ai është një nga të paktët politikanë të Kosovës që u angazhua për të jetuar së bashku me shqiptarët. Ky qëndrim ndaj politikës ka ndikuar që Ivanoviq të jetë në shënjestër të kundërshtarëve politikë, veçanërisht të Listës Serbe dhe autoriteteve në Beograd./Paparaci.com
