Kadetët e vitit të katërt nga Qendra për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimin intensiv për mbijetesë malore në kushte dimërore.
Programi i zhvilluar ka për qëllim sfidimin e kadetëve dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme për mbijetesë në kushte ekstreme, duke përfshirë teknikat e ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve, ndezjen e zjarreve, orientimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve natyrore.
Kadetët treguan aftësi të shkëlqyera në përballimin e këtyre sfidave, duke demonstruar gatishmëri për të udhëhequr në të ardhmen njësitë e FSK-së.
Ky trajnimi ka nxjerrë në pah rëndësinë e punës në ekip dhe vendosmërisë, duke theksuar vlerat thelbësore të shërbimit dhe gatishmërisë për të vepruar në kushte të jashtëzakonshme.
