Të fundit

“Alarm demokratik”, Kica-Xhelili reagon ashpër ndaj kapjes së KPM-së nga pushteti i Kurtit

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj kapjes së Komisionit të Pavarur për Media nga pushteti i Albin Kurtit.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual.

Ndërkaq, Kica-Xhelili ka thënë se kapja e këtij institucioni nënkupton kontroll direkt të pushtetit mbi media, që sipas saj, i bie shkatërrim i demokracisë.

“Kosova nuk është çliruar që të KAPET. Kosova nuk është pavarësuar që të KONTROLLOHET. Ne nuk jemi betuar në REPUBLIKË për t’u bërë AUTOKRAT. Ky popull DEMOKRATIK as s’ta falë e as duron pushtetin AUTORITAR”, ka thënë Kica-Xhelili.

“KREJT tentativa e sotme që të ndryshohet Rregullorja e KPM në mënyrë tinëzare, e të shkarkohet kryesuesi i KPM në formë akoma më tinëzare e politike, është KRIM. Këto veprime të fshehta janë keqpërdorime të detyrës zyrtare”, ka thënë ajo.

“Këta njerëz që sot brenda KPM vendosin SHENJËN e tyre në këtë KRIM, qoftë me kontribut në proces, nënshkrim a votë, duhet të mbahen PENALISHT përgjegjës”, ka shtuar ajo.

“PUSHTETI NUK MBAHET ME ÇDO KUSHT! Nuk do t’ia dilni! NUK DO T’IU LËMË! KY POPULL, MBI TË GJITHA – NUK DO T’IU LË”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci