Të fundit

Daut Haradinaj: Nga Vitomirica e Pejës sot ju dha karton i kuq qeverise së demagogëve

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se të fyesh Pejën dhe pejanët, të fyesh UÇK-në dhe operatorët më të fuqishëm ekonomik në vend, Devollin, Elkosin, Dukagjinin e shumë tjerë, nuk kalon lehtë.

Kështu ka thënë Daut Haradinaj në një tubim madhështor në Vitomiricë të Pejës.

“Nga Vitomirica e Pejës sot ju dha karton i kuq qeverise së demagogëve. Të fyesh Pejën dhe pejanët, të fyesh UÇK-në dhe operatorët më të fuqishëm ekonomik në vend, Devollin, Elkosin, Dukagjinin e shumë tjerë, nuk kalon lehtë. Sot ishte një tubim i fuqishëm ku qartazi u pa se çka duan pejanët, ata duan rolin që u takon, hisen që u takon, mirëqenien që u takon, shtetin që u takon”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se do e nxjerrim Pejën nga terri dhe injorimi institucional 4-vjeçar.

“Përmes listës fituese të Kosovës Fituese 137, Peja do të jetë lidere ekonomike dhe shembull zhvillimi. Ritmi i pejanëve është dinamik, me programin tonë dinamik, do e nxjerrim Pejën nga terri dhe injorimi institucional 4 vjeçar”, është shprehur Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci