Një shtetase ruse është arrestuar të premten në pikën kufitare në Merdarë, pasi i ofroi ryshfet një zyrtari policor që t’ia mundësonte hyrjen pa vizë në Kosovë.
E dyshuara është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Sipas raportit të policisë, shtetasja e ndaluar ruse i ofroi ryshfet në shumë prej 50 eurosh një zyrtari policor.
“Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë”, ka thënë policia në raportin 24-orësh.
