Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për kryeministër ka ndarë pamje të një tubimi madhështor të partisë në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Abdixhiku ka thënë se tashmë është krejt e qartë, se LDK dhe populli i Kosovës tashmë janë një.
“Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje ai ka thënë se qytetarët, LDK-në që e kërkojnë tash e një kohë, tashmë e kanë.
“Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë”, ka shkruar Abdixhiku.
