Besim Mulaj, kandidat i LDK-së për deputet ka folur për tubimin në Istog në të cilin mori pjesë kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Ai ka shkruar se ky tubim është një dëshmi e qartë e shpirtit rugovist dhe mbështetjes së fuqishme që qytetarët e Istogut i japin LDK-së.
“Ky moment është dëshmi e përkushtimit dhe besimit të qytetarëve të Istogut ndaj vlerave rugoviste dhe udhëheqjes së mençur që LDK ofron. Së bashku, me unitet dhe vizion, do të ndërtojmë një Kosovë krenare dhe të suksesshme”, ka shkruar Mulaj në Facebook.
“Fitorja është afër! Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë rugovistët!”, shkruan tutje ai.
